Please enter at least 3 characters.

Luka Modric u dërgon dhuratë të veçantë përfaqësueseve të Kroacisë në Vjenë para finales së Eurovisionit

Në prag të finales së Eurovision Song Contest 2026, përfaqësueset e Kroacisë, grupi “Lelek”, kanë marrë një surprizë të veçantë nga futbollisti Luka Modric.

Modric u ka dërguar fanellën e tij si një dhuratë simbolike për fat të mirë, e cila është vendosur në mënyrë të dukshme në tryezën e delegacionit kroat.

Sipas burimeve, fanella është kthyer në një element motivues për ekipin para natës finale.

Screenshot

Grupi “Lelek”, përfaqëson Kroacinë me këngën “Andromeda”. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com