Please enter at least 3 characters.

Luis Suarez fotografohet duke arritur në spital, ku do të operohet të dielën

2020/01/LuisSuarezlendim.jpg
271:"BARCELONA, SPAIN - JANUARY 04: Luis Suarez of FC Barcelona argues with the referee as he receives medical treatment during the La Liga match between RCD Espanyol and FC Barcelona at RCDE Stadium on January 04, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike të dielën dhe pritet të mungojë për disa muaj.

Uruguaiani është fotografuar duke arritur në një spital në Barcelonë, ku është vendosur se operacioni është opsioni i vetëm.

32-vjeçari ka probleme me gjurin e djathtë qe disa muaj, ndërsa është stërvitur dhe ka luajtur me injeksione kundër dhimbjes. Por, tash shpreson që të bëjë zgjidhje afatgjate.

Suarez duke arritur në spital (Foto: Splash News/The Sun)

Në një njoftim të Barcës thuhet se Suarez do të operohet të dielën për shkak të lëndimit në meniskun e gjurit të djathtë.

Blaugranët nuk e kanë treguar kohëzgjatjen e mungesës së sulmuesit, i cili i ka shënuar 14 gola këtë sezon. Në ndërkohë, klubi është në kërkim të një sulmuesi. /Telegrafi/