LSDM: Një kompani ka fituar rreth 50 tenderë në vlerë të 10 milionë eurove në komunat që udhëheq OBRM-PDUKM
LSDM sot ka akuzuar OBRM-PDUKM-në për kurdisje të tenderëve nëpër komunat që udhëheqin e kryetarët e partisë në pushtet. Bogdanga Kuzeska nga LSDM tha se kanë dyshime për keqpërdorime edhe me paratë nga kredia hungareze.
"Fokusi është te tenderët miliona dollarësh që përfundojnë me të njëjtat kompani. Edhe kompanitë me të kaluar të dyshimtë, të cilat u proceduan penalisht pikërisht për abuzime dhe trukim tenderash dhe që së fundmi po marrin para nga kredia hungareze. A është ky qëllimi i kredisë hungareze dhe ku përfundojnë këto para? Sot po hapim skandalin e parë lidhur me një kompani që, besoni apo jo, është duke punuar në rreth 50 prokurime publike në komunat e drejtuara nga OBRM-PDUKM".
"Për ta bërë skandalin më të madh, kompania ishte dyshuar më parë në vitin 2020 për manipulim të tenderëve në prokurimet publike, me mend se ku, në komunën e Zelenikovës të udhëhequr nga OBRM-PDUKM. Fjala është për kompaninë IZOLACIJA Damjan Siljanovski DOO Eksport-Import Shkup për katër vite ka pranuar rreth 50 tenderë në vlerë prej 10 milionë eurosh, pothuajse të gjithë nga komunat nën udhëheqjen e OBRM-PDUKM-së.
"Vetëm në 3 muajt e fundit, e njëjta kompani ka fituar tre tenderë me pesë kontrata në komuna të ndryshme të Shkupit, të gjithë të udhëhequr nga kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së. Kjo kompani tashmë ishte ndjekur penalisht për manipulim tenderash në vitin 2020 kur Departamenti i Policisë Financiare ngriti kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Komunës së Zelenikovës dhe gjashtë personave të tjerë", tha Kuzeska.


