Please enter at least 3 characters.

Lopetegui injoron Messin: Nuk dua të polemizoj, të gjithë e dinë fuqinë e Realit

2018/08/noticia-julen-lopetegui.jpg

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka hedhur poshtë pretendimet e Leo Messit.

Super ylli i Barcelonës ka deklaruar se madrilenët do të jetë më të dobët këtë sezon pas humbjes së shërbimeve të Cristiano Ronaldos.

Ky i fundit kaloi gjatë verës në radhët e skuadrës italiane të Juventusit për shumën prej 105 milionë eurove.

"Nuk do të polemizoj me askënd, ata që i njohin lojtarët e Real Madridit, e dinë se kush jemi", tha shkurtimisht strategu për mediat spanjolle.

Ronaldo - Messi (Getty Images)

I pyetur për çmimin e më të mirit të FIFA-s, Lopetegui ishte i sigurt se kush do ta fitojë në fund të vitit.

"Do t'ia jepja lojtarit tonë, Luka Modricit, e kam bërë shumë të qartë disa herë", shtoi ai.

Ndryshe, Reali në sezonin e ri ka filluar si është më së miri, ku ka shënuar tri fitore në po aq ndeshje në sezonin e ri të La Ligës. /Telegrafi/