Please enter at least 3 characters.

“Londër, ja ku po vij”, agjenti i Viniciusit nxit zërat për një kalim të mundshëm te Arsenali

Michael Yormark, presidenti i Roc Nation, agjencisë që përfaqëson yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, ka ndezur spekulime të reja rreth të ardhmes së brazilianit.

Ai publikoi momentin kur mbërriti në aeroportin Heathroë, duke shkruar: “Londër, ja ku po vij. Le të shkojmë!”. Ky mesazh u publikua në një kohë kur zërat për interesimin e Arsenalit për sulmuesin anësor vazhdojnë të qarkullojnë.

Gazeta spanjolle AS raporton se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shfaqur interesim serioz për transferimin e Viniciusit.

Sipas raportimeve, Arteta i ka garantuar lojtarit se ai do të kishte një rol qendror në skuadër nëse do të transferohej në "Emirates", dhe kjo i jep një rëndësi të veçantë vizitës së papritur të agjentit të tij në kryeqytetin britanik.

Koha e këtij zhvillimi vështirë se mund të ishte më interesante. Vinicius, 26-vjeçar, u rikthye në stërvitje me Real Madridin të hënën pas pushimeve që pasuan angazhimet e tij në Kupën e Botës.

Megjithatë, e ardhmja e tij në "Santiago Bernabeu" vazhdon të mbetet e paqartë.

Kontrata e brazilianit me Real Madridin skadon në qershor të vitit 2027 dhe dy palët ende nuk kanë arritur marrëveshje për rinovim, pavarësisht bisedimeve të zhvilluara gjatë muajve të fundit.

Kjo e vendos Real Madridin në një situatë delikate, pasi klubi mund të detyrohet ta shesë këtë verë, në mënyrë që të mos rrezikojë ta humbasë lojtarin pa përfituar financiarisht pas një viti.

Më pak se një muaj ka mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës.

Vinicius ka nisur të përshtatet në formacionin e trajnerit të ri Jose Mourinho, por situata e tij kërkon një zgjidhje të shpejtë në ditët e ardhshme./Telegrafi/