Please enter at least 3 characters.

Lojtarët që luajtën për të dy skuadrat madrilene dhe shënuan me dy fanellat në derbi (Foto)

2016/11/peseqqe.jpg

Atletico Madridit dhe Real Madrid do të përballen mes vete në fundjavë.

Ndeshje kjo derbi që di gjithmonë të sjell spektakël dhe emocione pa fund për tifozët e të dy skuadrave.

Në historinë e këtyre dy skuadrave që njihet si ‘Derbi i Madridit’ ka pasur edhe lojtarë që kanë luajtur me dy fanellat.

Nga Monchin Triana, që luajti nëntë vite te Atletico për të luajtur një sezon te Reali e deri te Garcia Calvo, Esnaider, Paco Llorente janë disa nga të famshmi që kanë luajtur në të dy anët.

Ka shumë lojtarë të tillë dhe do të dilte një listë e gjatë, por janë vetëm disa që kanë shënuar për të dy skuadrat gola në derbi.

Më poshtë janë pesë emrat e famshëm. /Telegrafi/

Prudencio Sanchez, 'Pruden'

Perez Paya

Hugo Sánchez

Bernd Schuster

Santiago Solari