Lista e plotë me 10 shtetet e gjysmëfinales së dytë që u kualifikuan për finalen e 'Eurovision 2026'
14/05/2026
Mbrëmja e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2026, që po mbahet këtë vit në Vjenë, ka përfunduar me shpalljen e 10 shteteve që siguruan kualifikimin në finalen e madhe.
Pas votave të publikut, në finale kanë kaluar: Bullgaria, Ukraina, Norvegjia, Australia, Rumania, Malta, Qiproja, Shqipëria, Danimarka dhe Çekia.
Në mesin e të kualifikuarve është edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nan”, e cila arriti të marrë mbështetjen e mjaftueshme për të vazhduar garën drejt natës finale.
Ndërkohë, nga kjo gjysmëfinale kanë mbetur jashtë finales: Luksemburgu, Letonia, Armenia, Zvicra dhe Azerbajxhani.
Finalja e madhe e Eurovision 2026 do të zhvillohet të shtunën, ku shtetet finaliste do të garojnë për trofeun e këtij edicioni. /Telegrafi/


