Lirohen nga arresti dy serbët në veri të Mitrovicës
14/04/2015
Avokati Kapllan Baruti i ka deklaruar agjencisë se është ndërprerë masa e arrestit për dy serbët dhe nuk është pranuar kërkesa e prokurorit për shqiptimin e masës së arrestit gjyqësor.
Dy serbëve iu shqiptua masa e arrestit 48-orësh të shtunën, pasi një natë para në polici u lajmërua zhdukja e 17-vjeçarit, kërkimi pas të cilit në lumin Ibër vazhdon edhe sot, transmeton KP.


