Edhe prurjet janë në nivelet më të ulëta të shënuar të paktën gjatë dy dekadave të fundit në rreth 80 metër kub ujë në sekondë.
Nga një matjet mekanike e bëra në harkun e 24 orëve rezultoi se niveli i liqenit të Fierzës bie në pak më shumë se 1 centimetra në 24 orë.
Kjo situatë duket se ka diktuar edhe ndalimin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC i Fierzës për të ruajtur nivelin e ujit.
Në kaskadën e Drinit po prodhohet energji elektrike vetëm nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, të cilët furnizohet edhe nga burimet e tjera hidrike përveç koordinimit të rrjedhjes nga liqeni i Fierzës.
Sakaq bëhet e ditur se Korporata Elektroenergjetike shqiptare deri në 22 mars ka shpenzuar 6.2 milionë euro për të blerë 272 mijë megavat energji, në mënyrë që të përmbushë kërkesat e vendit. Në këtë mënyrë duket se është siguruar furnizimi me energji deri në fillim të verës, pavarësisht situatës hidrike në vend./A2 CNN


