Please enter at least 3 characters.

Lindsay Lohan po rikthehet në muzikë

2019/06/GettyImages-1063421592-e1559810099453.jpg
204:"BILBAO, SPAIN - NOVEMBER 04: Lindsay Lohan attends the MTV EMAs 2018 at the Bilbao Exhibition Centre (BEC) on November 04, 2018 in Bilbao, Spain. (Photo by Dave J Hogan/Dave J Hogan/Getty Images for MTV)
32:"Dave J Hogan/Getty Images for MT

Këngëtarja amerikane, Linday Lohan është duke punuar në projektin e ri muzikor. Ajo pritet të rikthehet pas një kohe të gjatë dhe me këto postimet e fundit lë të kuptohet se së shpejti do kemi të reja nga ana e saj.

Të premten ajo ka ndarë një fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram, teksa shihet në studio duke punuar për këngën e re.

Ndërsa të shtunën ajo ka publikuar një video tjetër duke kënduar dhe që të dielën përfundimisht e konfirmoi muzikën e saj të re. "Duke punuar shumë", ka shkruar ajo.

Ylli i MTV-së deri më tani ka lansuar dy albume "Speak" në vitin 2004 dhe "A little more personal" në vitin 2005.

Tash e një kohë, Lindsay është një studiuese e Kuranit dhe të gjitha praktikave islamike, teksa shprehet se islami i duket një fe shumë shpirtërore.

Pavarësisht kësaj, ajo në rrjetet sociale nuk po ndalet së publikuari imazhe provokuese, madje shfaqet edhe tërësisht lakuriq. /Telegrafi/

Lindsey Lohan (Twitter)