Please enter at least 3 characters.

Liam Gallagher publikon versionin e ri të "Wonderwall" frymëzuar nga coronavirus

2020/03/LiamGallagher-e1584918793852.jpg
214:"SEVILLE, SPAIN - NOVEMBER 03: Liam Gallagher performs on stage during the MTV EMAs 2019 at FIBES Conference and Exhibition Centre on November 03, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Dave J Hogan/Getty Images for MTV)
20:"Getty Images for MTV

Pandemia coronavirus ka inspiruar këngëtarë të shumtë që të shkruajnë këngë, e disa prej tyre edhe t’i përpunojnë këngët e tyre të mëhershme.

Këngëtari Liam Gallagher e ka interpretuar versionin e ri të hitit të madh "Wonderwall", duke i inkurajuar ndjekësit e tij të fillojnë të lajnë duart për ta luftuar coronavirusin, shkruan DailyStar.

47-vjeçari e ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet duke i larë duart në lavaman, teksa këndonte këngën.

Në komente, ndjekësit e Liam kishin përzgjedhur tekste për higjienë dhe e falënderuan atë që arriti t'i argëtonte gjatë kohës së izolimit.

Shkruar nga vëllai i Liamit, Noel Gallagher, "Wonderwall" është një nga hitet më të paharrueshme të grupit "Oasis", të publikuara në albumin e tyre të dytë “(What's the Story) Morning Glory?”. /Telegrafi/