Lewandowski vendos rekord të madh në Bundesliga
289:"MUNICH, GERMANY - JUNE 20: Robert Lewandowski of Bayern Muenchen celebrates after he head's his teams 2nd goal during the Bundesliga match between FC Bayern Muenchen and Sport-Club Freiburg at Allianz Arena on June 20, 2020 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images
20/06/2020
Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e kampionatit gjerman, Bundesliga.
Lewandowski ka thyer edhe një rekord në kampionatin elitar gjerman, me golat e shënuara në ndeshjen e Bayernit ndaj Freiburg.
Ylli polak është bërë lojtari i huaj (jo-gjerman) që ka shënuar më shumë gola në Bundesliga brenda një sezoni.
Sulmuesi i Bavarezëve ka rrëzuar nga froni yllin e Gabonit, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili mbante rekordin me 31 gola te Borussia Dortmundi.
Pas kalimit të rekordit, Lewandowski ka shënuar edhe një gol tjetër dhe tashmë ka vendosur rekord të ri me 33 gola brenda një sezoni. /Telegrafi/


