Please enter at least 3 characters.

Lewandowski ishte i pafat në një rast ndaj Suedisë, goditi dy herë traversën brenda një aksioni

2021/06/Lewandowski.jpg

Robert Lewandowski mund të jetë njëri nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij, por kjo nuk e ndaloi polakun të prodhonte dy ‘huqje rasti’ të mahnitshme gjatë përplasjes së Polonisë ndaj Suedinë në Euro 2020.

Me Poloninë që ishte në disavantazh 1-0 në takimin e Grupit E, sulmuesi i Bayern Munich pati një rast ideal për të barazuar shifrat.

Megjithatë, goditja e sulmuesit me kokë u përplas në traversë duke humbur mundësinë e barazimit.

Topi i kthyer nga traversa përsëri erdhi tek Lewandowski, i cili përsëri tentoi me kokë, por goditja prapë u ndal nga traversa duke humbur dy raste.

Ato nuk ishin rastet më të lehta, por pritej që një lojtar që shënoi rekord prej 41 golash gjatë sezonit 2020/21 në Bundesliga të shfrytëzonte një mundësi të tillë.

Megjithatë, sulmuesi veteran e shpagoi veten paksa duke shënuar një supergol për të ngushtuar epërsinë në 2-1, ndërsa më vonë edhe për barazimin 2-2.

Por, minutat shtesë ishin të këqija për polakët që pranuan gol duke humbur 3-2 dhe duke u eliminuar nga grupet. /Telegrafi/Luani dhe fitoni shpërblime këtu >Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 > --