Leonora kujton kohën e luftës, e veshur me uniformën e UÇK-së (Foto/Video)
20/02/2016
Leonora Jakupi ka kujtuar kohën kur në periudhën 1998-1999 së bashku me kolegët e saj, nën organizimin “Homazh për Kosovën”, kishin mbajtur koncerte humanitare.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka treguar se ka mbajtur mbi 400 koncerte me qëllime bamirësie.
Në fotografi, krahas Leonorës shfaqen edhe dy këngëtaret nga Shqipëria, Manjola Nallbani dhe Ledina Çelo, të veshura me uniformat e UÇK-së.
“Emocion që nuk harrohet kurrë”, ka shkruar këngëtarja.
Ndryshe, Leonora sapo ka ardhur me një këngë tjetër që i kushtohet Kosovës, bashkëpunimin me Gold AG, me titull “Pushkë e çifteli”. /Telegrafi/


