Please enter at least 3 characters.

Laurat Gashi kërkon ndihmë për vajzën e tij që po trajtohet për Sindromin Hemolytic Uremic

2024/02/child-hospital_custom-a3c501254debaee0ae1abcb4fd7777883edd547c-s1100-c50.jpg
108:"Children who get more sleep while in the hospital need less sedation and anesthesia, researchers have found
14:"Sebastian Rose

Laurat Gashi ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për vajzën e tij, Una e cila ndodhet në Spitalin “Majka i Dete” në Beograd duke u trajtuar intensivisht për një diagnozë shumë të rëndë – Sindromin Hemolytic Uremic Syndrome (HUS).

Gjendja e UNA-s është ende e paqëndrueshme dhe është e pasigurt nëse do të mund të parashikohet koha dhe shuma e nevojshme për trajtimin e saj.

Gashi ka bërë apel për çdo kontribut financiar që mund të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve të shërimit.

"Sot, më shumë se kurrë, kam nevojë për përkrahjen tuaj. Në këtë moment të vështirë, çdo kontribut do të ishte një mbështetje e madhe për UNA-n," tha Gashi në një postim në rrjetet sociale.

Ndihmat mund të dërgohen në llogarinë bankare të NLB Bank, me IBAN-in XK05 1701003028359905.

Gashi shprehu mirënjohjen e tij për çdo formë ndihme dhe falënderon çdo person që mund të kontribuoj në këtë situatë të vështirë.

Për Unan, çdo ndihmë është e çmuar dhe mund të bëjë një ndryshim të madh në përpjekjet për shërimin e saj. /Telegrafi/