Please enter at least 3 characters.

Largohet deponia ilegale në Graboc, familja Mjeku kontribuon në pastrimin e hapësirës

Drejtori për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Obiliqit, Rinor Kurteshi, ka njoftuar se është realizuar aksioni për largimin e një deponie ilegale në fshatin Graboc.

Aksioni është realizuar falë iniciativës së qytetarit Bardh Mjeku, në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtjen e Mjedisit. Sipas njoftimit, ky është aksioni i dytë i familjes Mjeku për pastrimin e kësaj hapësire.

Drejtoria ka falënderuar familjen Mjeku për kontributin dhe përgjegjësinë qytetare të treguar, duke e cilësuar këtë si shembull të mirë të kujdesit për mjedisin.

Në fund, qytetarëve u është bërë thirrje që të mos ndotin hapësirat publike, ndërsa është paralajmëruar se shkelësit do të gjobiten dhe nuk do të ketë tolerim për hedhjen e mbeturinave në mënyrë të kundërligjshme. /Telegrafi/