Please enter at least 3 characters.

Lansohet kampanja “Merr diplomë që të vyn, jo veç me e pasë” nga Universum International College, powered by Arizona State University

Universum International College ka lansuar sot kampanjën e re "Merr diplomë që të vyn, jo veç me pas", e cila ka për qëllim të inkurajojë studentët e rinj dhe ata aktualë të përfitojnë nga mundësitë e jashtëzakonshme që ofron ky universitet, në bashkëpunim me Arizona State University (ASU).

Lansimi i kampanjes, u mbajt në ambientet moderne të Universum, ku u theksuan përfitimet e shumta që studentët mund të marrin si rezultat i partneritetit strategjik ndërmjet Universum International College dhe Arizona State University.

Ky partneritet sjell mundësi të shumta, si përfitimi i kurrikulave të avancuara nga Arizona State University, mundësitë për të studiuar me bursë të plotë në Evropë, si dhe mundësinë e diplomës së dyfishtë nga ASU.

Pse të zgjidhni Universum International College?

-Kurrikula të avancuara që mbështeten në materialet e Arizona State University

-Mundësi për të marrë diplomë të dyfishtë nga Arizona State University dhe Universum

-Shkëmbime dhe mundësi studimi në 27 shtete të BE, me bursa të plota

-Ligjërata nga profesorë ndërkombëtarë dhe mundësi për të punuar në projekte reale

-Mbështetje për zhvillimin profesional dhe mundësi punësimi në nivel global

“Merr diplomë që të vyen, jo veç me pas” është një thirrje e fortë për të gjithë studentët që duan të bëhen pjesë e një rrugëtimi akademik që ofron vlera reale dhe që do t'i përgatit ata për të ardhmen.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të bërë diferencën në një treg pune gjithnjë e më konkurues.

Merr diplomë që t’vyn, jo veç me e pas!

Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan në UNI- Universum International College fuqizuar nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe nr. #1 për inovacion.

Kërko informata për studime: KËTU