Lamtumirë MLS? Hartohet plani i madh për kthimin emocional të Messit në Argjentinë
Nënkryetari i Newell’s Old Boys, Juan Manuel Medina, ka konfirmuar se klubi argjentinas po punon aktivisht për rikthimin e Lionel Messit te skuadra e fëmijërisë së tij në Rosario, me synimin që kjo të ndodhë në gjysmën e parë të vitit 2027.
Duke folur për TN, Medina shpjegoi se bëhet fjalë për një projekt gjithëpërfshirës që përfshin klubin, autoritetet e qytetit, qeverinë rajonale dhe Federatën Argjentinase të Futbollit (AFA), me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e një strukture sportive konkurruese që do t’i mundësonte Messit të performojë në nivelin më të lartë në të gjitha garat.
Kjo nismë pasqyron dëshirën e kahershme publike të Messit për të luajtur një ditë për klubin që ka mbështetur që në fëmijëri.
Sulmuesi 38-vjeçar, i cili mbush 39 vjeç në qershor gjatë Kupës së Botës 2026, vazhdon të jetë në formë të jashtëzakonshme te Inter Miami, ku sezonin e kaluar shënoi 29 gola dhe dha 19 asistime në 28 ndeshje të MLS-së, duke udhëhequr skuadrën nga Florida drejt titullit kampion.
Messi ka kontratë me Inter Miami deri në vitin 2028 dhe përfiton rreth 12 milionë euro në vit, pa përfshirë bonuset. Së fundmi, ai refuzoi edhe një ofertë shumë fitimprurëse nga klubi arab Al-Ittihad.
Edhe pse Newell’s Old Boys nuk mund të rivalizojë financiarisht oferta të tilla, një rikthim i mundshëm i Messit do të udhëhiqej kryesisht nga ndjenjat dhe emocioni.
“Po punojmë që Leo të luajë për Newell’s në gjysmën e parë të vitit 2027”, duke nënvizuar se klubi po ndërton në mënyrë aktive kushtet e nevojshme për ta bërë këtë realitet./Telegrafi/


