Please enter at least 3 characters.

Lamine Yamal shënon golin e parë sezonal me Barcelonën - kaloi bukur Williamsin dhe gjen rrjetën me një devijimi

2024/08/YAMAL-1212.jpg

Barcelona shënoi fillimisht për epërsinë prej 1-0 ndaj Athletic Bilbaos, falë  golit të parë të sezonit të Lamine Yamal, por baskët barazuan pastaj në 1-1 me Oihan Sancet. Pas paraqitjeve të mira në Euro 2024, Lamine Yamal, u kthye te goli në ndeshjen e sotme në minutën e 24-të.Asnjëra palë nuk krijoi shumë në fazat fillestare të ndeshjes, me Nico Williams që tentoi ta pengonte, por që nuk arriti. Yamal gjuajti bukur nga distanca dhe pastaj u ndihmua edhe nga një devijim për të shënuar për 1-0.

Por nuk vonoi shumë dhe Athletic Bilbao fitoi penallti, pasi Pau Cubarsi ndali Alex Berenguer në zonë dhe vetëm pas rishikimit të VAR u vendos për penallti.Oihan Sancet ishte e saktë dhe shënoi për 1-1 nga pika e bardhë.

Edhe pas gjashtë minutave shtesë nuk kishte më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim. /Telegrafi/