Kylian Mbappe kthehet në kohë rekord, prezent në listën e skuadrës për ndeshjen me Lille
30/09/2024
Real Madridi ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Lille. Lajmi i madh dhe madje befasia është përfshirja e Kylian Mbappe. Francezi u dëmtua në ndeshjen kundër Alaves dhe, më pak se një javë më vonë, ai tashmë është në dispozicion.Sulmuesi ka punuar jashtë grupit këto ditë dhe ka një ndjenjë shumë të mirë, gjë që e ka lejuar të futet në listën e skuadrës. Ideja është që nesër, në seancën e fundit para duelit, që do të zhvillohet në “Decathlon Arena”, lojtari të stërvitet me grupin.
Thibaut Courtois nuk është në listën e skuadrës, siç ishte raportuar tashmë . Portieri ka pësuar lëndim muskulor në derbi dhe nuk do të mund të luajë në asnjë ndeshje këtë javë. /Telegrafi/


