Please enter at least 3 characters.

Kurti: 22 vetura do t'u dërgohen komunave për të kryer vizita mjekësore në shtëpi për nëna dhe fëmijë deri në moshën 3 vjeçare

2023/06/Albin-Kurti-konference-me-Chris-Murphy-dhe-Gary-Peters-Senator-amerikan-foto-Ridvan-Slivova-6-e1694286287292.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se dy 22 vetura të reja do t'u shpërndahen komunave për të realizuar vizita mjekësore në shtëpi për nëna dhe fëmijë deri në moshën 3 vjeçare,

Siç ka pohuar Kurti, Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar dërgimin e veturave në zona të thella rurale.

"22 vetura të reja do t'u shpërndahen komunave për t'i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare.
Ministria e Shëndetësisë e ka planifikuar dërgimin e veturave për t'u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale", ka deklaruar Kurti. /Telegrafi/