Kupa e Kosovës në hendboll zë vend të veçantë në historikun e klubeve në konkurrencën e femrave
Kupa e Republikës së Kosovës pasuron historikun e të gjitha ekipeve të hendbollisteve që e kanë pasur rastin ta fitojnë këtë trofe.
Për Kupën e Kosovës për edicionin 2022/2023 do të garojnë Istogu, Ferizaj, Vushtrria e Prishtina. Të shtunën prej orës 13:00 është gjysmëfinalja e parë mes Vushtrrisë dhe Prishtinës. Gjysmëfinalja e dytë, mes Istogut e Ferizajt, luhet të shtunën prej orës 17:00. Ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Istogu ka fituar Kupën e Kosovës katër herë. Të gjitha sukseset i ka në pesë vitet e fundit.
Ferizaj është në kërkim të trofeut të parë të Kupës, ndërsa Vushtrria e ka fituar po ashtu katër herë. Tri herë e ka fituar me emrin e mëparshëm, Kosova.
Ndërkohë, Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës nëntë herë.


