Please enter at least 3 characters.

Kundërshtarët e mundshëm të Chelseat në fazën e eliminimit direkt - blutë mund të jenë të pafat

2019/12/lampard.png

Chelsea është kualifikuar në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 ndaj Lilles mbrëmë.

Skuadra londineze së bashku me Valencia kaluan Grupin H të garës më të madhe për klube në Evropë, duke e lënë Ajaxin në Ligën e Evropës dhe francezët në shtëpi.

Por, The Blues i pret një short i vështirë të hënën e 16 dhjetorit, pasi shorti hidhet në ora 12:00.

(Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Skuadra e Frank Lampard mund të jetë shumë me fat nëse shorti u bije që të takohen me Rasenball Sport Leipzig.

Në anën tjetër, Chelsea mund të përballet edhe me skuadrat si Barcelona, Paris Saint-Germian, Bayern Munich dhe Juventus.

Por, dy skuadrat me të cilën skuadra londineze mund të luajë në fazën e eliminimit direkt janë ato nga Bundesliga. /Telegrafi/