Kulusevski këtë javë për teste mjekësore te Juventusi
251:"PARMA, ITALY - DECEMBER 22: Dejan Kulusevski of Parma Calcio controls the ball during the Serie A match between Parma Calcio and Brescia Calcio at Stadio Ennio Tardini on December 22, 2019 in Parma, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
Dejan Kulusevski (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images)
12:"Getty Images
31/12/2019
Talenti që po luan këtë sezon te Parma, Dejan Kulusevski do t’i kryejë në këtë javë tekstet mjekësore te Juventusi.
Edhe pse disa klube dhe rival të Juventusit ishin në garë për lojtarin, Zonja e Vjetër arriti ta rrëmbejë.
Sky Sport Italia shkruan se Bianconerët do të paguajnë 35 milionë euro për lojtarin që është në pronësi të Atalantas, ndërsa 10 milionë euro tjera do të jenë në formë të bonuseve.
Mediat shkruajnë se lojtari do t’i kryej testet mjekësore të martën ose të premten, para se ta nënshkruajë kontratën.
Kulusevski pritet të nënshkruajë një kontratë për pesë vite e gjysmë me klubin me një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon.
Lojtari është 19 vjeç dhe luan në disa pozita në mesfushë. /Telegrafi/


