Please enter at least 3 characters.

Kryetari Tiranës u ‘gëzohet’ veturave të parkuara pa leje: Me paratë e gjobave ndërtojmë shkolla (Foto)

2017/08/Kryetari-Tiranës-i-gëzohet-veturave-të-parkuara-pa-leje-me-parate-e-gjobave-ndertojme-shkolla-foto-e1503178385837.jpg

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar disa fotografi në rrjetin social, ku tregon se të gjitha veturat që parkohen në hapësira të palejuara do të gjobiten.

Nuk janë toleruar makinat e vjetra si Lada, por as super-veturat si Lamborghini, Bentley, Mercedes-Benz dhe Land Rover, transmeton Telegrafi.

“Keq kur shkelet ligji, por edhe një farë ‘mirënjohje’ se me paratë e gjobave, bëjmë më shumë shkolla e kënde lojërash”, ka shkruar Veliaj në postimin e tij.

Raportohet se kryeqyteti i Shqipërisë, ka numër të shtuar të veturave shkaku i turistëve të shumtë, ndërsa nuk mungojnë as parkimet pa leje. /Telegrafi/