Please enter at least 3 characters.

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi intervistohet nga Prokuroria Speciale

Foto: Vox

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi është parë këtë të mërkurë duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila bëri të ditur se Thaçi është paraqitur për intervistim në këtë institucion.

Ajo ka theksuar se Thaçi po intervistohet në cilësinë e të pandehurit.

"Mund të konfirmojmë se H.Th., është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Ushtrim ndikimi"", ka thënë Luta. /Telegrafi/