Please enter at least 3 characters.

Kryeministri spanjoll ndihet i ofenduar nga Guardiola: Ne i ofruam postin e trajnerit të kombëtares, ai thotë se ne jemi shtet autoritar

2019/04/pedro-sanchez-pep-guardiola-.jpg

Zgjedhjet parlamentare në Spanjë do të mbahen më 28 prish dhe pesë kandidatë janë që garojnë për kryeministër të vendit.

Një prej tyre është edhe kryeministri aktual, Pedro Sanchez, i cili ka dhënë një intervistë për revistën spanjolle, Marca.

Ai ka folur gjerë e gjatë rreth sportit duke shpalosur edhe idetë dhe projektet e reja që do t'i realizonte po t'i besohej qeverisja edhe për një mandat.

Kryeministri në fuqi u pyet edhe rreth pohimeve të trajnerit të Manchester Cityt, Pepe Guardiola, i cili kishte thënë se Spanja është vend "autoritar dhe represiv".

"Po sigurisht që më ofendon sepse asgjë nga ajo që ai thotë nuk është e vërtetë. Për më tepër, sipas disa mediave sportive, ky shtet i njëjtë, për të cilin ai foli, i ofroi postin e trajnerit të Furisë së Kuqe", tha 47-vjeçari.

Ndryshe, Guardiola është katalunas dhe në shumë raste ka thënë se vendlindja e tij e meriton të pavarësohet prej Spanjës. /Telegrafi/