Please enter at least 3 characters.

Krijesa misterioze që u shfaq në breg, kthehet sërish në det pa u studiuar (Foto)

2017/09/Krijesa-misterioze-që-u-shfaq-në-breg-kthehet-serish-ne-breg-pa-u-studiuar-foto.jpg
37:"© Credit: Pen News/Nujnuj Capistrano

Të pranishmit në bregdetin e Maasin të Filipineve, kanë pasur rastin të shohin një krijesë misterioze me përmasa të mëdha, që është shfaqur në cekëtinë.

Por, ekspertët nuk patë mundësinë të studiojnë trupin e ngordhur me gjatësi afro dhjetë metra, që uji e ktheu sërish në det, transmeton Telegrafi.

Krijesa që u shfaq dhe u kthye sërish në det

“Ka qenë shumë e dekompozuar dhe mbante erë të rëndë, ishte e pamundur të mbahej në breg”, kanë thënë zyrtarë nga Byroja e Peshkimit dhe Burimit të Ujërave, që u ftuan të shohin rastin.

Afër trupit që kundërmonte erë të rëndë

Sipas disa spekulimeve, mendohet të jetë trupi i ndonjë balene, ndërsa të tjerë besojnë se mund të jetë krijesë e pazakontë deti. /Telegrafi/