“Krenaria e shqiptarëve”, Taulant Xhaka i del në mbrojtje vëllaut të tij Granitit
Kombëtarja e Kosovës mbrëmë (e martë) zhvilloi ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
‘Dardanët’ luajtën baras me rezultat 1-1 ndaj Zvicrës, në një ndeshje ku Florent Muslija realizoi një gol spektakolar për të siguruar që Kosova del e pamposhtur nga kjo sfidë.
Sidoqoftë, më shumë se rezultati ajo që mori vëmendje ishin fishkëllimat e një pjese të tifozëve të Kosovës drejtuar Granit Xhakës.
Xhaka ishte objekt i fishkëllimave në ‘Fadil Vokrri’ pothuajse në çdo prekje të topit dhe kjo i kishte penguar yllit shqiptar, i cili pas ndeshjes tha se nuk e kishte pritur këtë.
Në mbrojtje të tij tani ka dalë vëllau i tij Taulant Xhaka, i cili e ka cilësuar Granitin si krenaria e shqiptarëve.
“Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve! Zoti i ruajtë të gjitha shqipet e vërteta nëpër botë”, ka shkruar Taulanti në rrjetin e tij social Instagram./Telegrafi/


