Please enter at least 3 characters.

Krasniqi: Vendimi i GJND-së konstatoi legalitetin e pavarësisë së Kosovës

2017/03/gjnd.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar 12 vjetorin e shpalljes së vendimit të legalitetit të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se ndjehet krenar me shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj liridashës.

"Si sot, 12 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Krenarë, sot e përjetësisht, me shtetin dhe qytetarët tonë liridashës", ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/