Please enter at least 3 characters.

Krasniqi, Kurtit: Koha e fjalëve ka marrë fund – hidheni në votim qeverinë që e propozuat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se “koha e fjalëve ka marrë fund”.

Në një deklaratë të shkurtër, ai i është drejtuar mandatarit Albin Kurti, duke kërkuar që të provojnë shumicën në Kuvend.

“Verifikojeni atë që e keni thënë se e keni shumicën parlamentare. Hidheni në votim qeverinë që sapo e propozuat”, tha Krasniqi.