Please enter at least 3 characters.

Kosovo Generation Unlimited: Praktikë me kompensim financiar per të rinjtë, ndërsa talente të reja dhe mbështetje financiare për bizneset në gjithë Kosovën!

Të rinjtë e moshës 16–24 vjeç në Kosovë mund të aplikojnë për praktikë profesionale me pagesë prej 300 euro në muaj përmes Kosovo Generation Unlimited (K-GenU).

Në të njëjtën platformë, kompanitë, bizneset dhe organizatat mund të regjistrohen për të ofruar vende praktike dhe për t’u lidhur me talente të reja.

Kalimi nga arsimi në tregun e punës është një hap i rëndësishëm për çdo të ri, por shpesh kërkon pikërisht atë që në fillim mungon – përvojën praktike. Në anën tjetër, bizneset kanë nevojë të vazhdueshme për talente të reja dhe kandidatë që mund të zhvillohen profesionalisht.

Kosovo Generation Unlimited (K-GenU) i lidh këto dy nevoja përmes një platforme që krijon mundësi praktike për të rinjtë dhe njëkohësisht u mundëson bizneseve të identifikojnë dhe zhvillojnë talente të reja.

Programi udhëhiqet në partneritet nga UNICEF Kosovo, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ndërsa mbështetet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim.

Praktikë profesionale për të rinjtë 16–24 vjeç

Përmes K-GenU, të rinjtë e moshës 16–24 vjeç mund të aplikojnë për praktikë profesionale me pagesë prej 300 euro në muaj, për një periudhë tre-mujore.

Pozitat publikohen nga kompanitë dhe organizatat pjesëmarrëse dhe mund të përfshijnë fusha të ndryshme, si marketingu, teknologjia informative, administrata, financat, shitja, gastronomia, media, bletari, blegtori dhe shumë fusha të tjera.

Për të rinjtë, kjo është një mundësi për të fituar përvojë reale pune, për të zhvilluar aftësi profesionale dhe për t’u njohur nga afër me kërkesat e tregut të punës.

Mundësi edhe për bizneset!

telegrafi.com


K-GenU nuk është vetëm një platformë për të rinjtë. Në të mund të regjistrohen edhe kompanitë, bizneset, organizatat dhe institucionet që dëshirojnë të ofrojnë vende për praktikë profesionale.

Përmes programit, bizneset mund të kenë qasje në talente të reja, t’i angazhojnë praktikantët në një ambient real pune dhe t’i zhvillojnë ata sipas nevojave të kompanisë, ndërsa barra financiare për entitete eshte vetem 1 muaj.

Praktika krijon gjithashtu mundësi që bizneset të njohin nga afër potencialin e të rinjve dhe të identifikojnë kandidatë që në të ardhmen mund të përshtaten me nevojat e tyre për staf.

Në këtë mënyrë, bizneset bëhen partnerë aktivë në zhvillimin e fuqisë së re punëtore në Kosovë, ndërsa njëkohësisht krijojnë një kanal të ri për identifikimin e talenteve.

Si të aplikoni?

Regjistrimi bëhet përmes platformës zyrtare kosovogenu.com.

Të rinjtë mund të krijojnë profilin e tyre si praktikantë, të shohin pozitat e publikuara dhe të aplikojnë për mundësitë që u përshtaten.

Kompanitë, bizneset dhe organizatat mund të regjistrohen në platformë për të ofruar vende praktike dhe për të angazhuar të rinj.

Nëse jeni 16–24 vjeç dhe po kërkoni mundësinë për të fituar përvojë profesionale, regjistrohuni në K-GenU dhe aplikoni në pozitat e disponueshme.

Nëse përfaqësoni një kompani apo organizatë, regjistrohuni në platformë dhe krijoni mundësi praktike për talentet e reja. /Telegrafi/