Please enter at least 3 characters.

Komuna e Prishtinës ndan 20 bursa nga 1000 euro për shpresat e sportit në kryeqytet

2022/10/komuna-e-prishtines-e1666781176349.jpg

Komuna e Prishtinës apo më saktë Drejtoria e Sportit ka konfirmuar se sot (e mërkurë) kanë ndarë 20 bursa me nga 1000 euro për 20 shpresa të sportit.

Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se kanë ndarë 20 bursa për 20 shpresa të sportit në kryeqytet.

Drejtori për Sport, Granit Rugova, këtë njoftim e bëri me anë të profilit të tij privat në Facebook, duke konfirmuar se të rinjtë kanë përfituar bursë prej 1000 eurosh. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe faqja zyrtare.

Postimi pa ndërhyrje i Granit RugovësSot, në ambientet e Komunës së Prishtinës, kemi pritur 20 të rinj e të reja, të cilët janë shpresat e sportit të kryeqytetit. Për të stimuluar punën dhe angazhimin e tyre, por edhe për të ju dëshmuar se si Drejtor i Sportit do të jem afër tyre në secilin hap drejt ndërtimit të një karriere prej kampioni, u kemi ndarë secilit bursë vjetore prej 1 mijë eurosh. Si ish-sportist, e di dhe e kuptoj rëndësinë e mbështetjes për të cilën ka nevojë një i ri ose e re në fillet e karrierës. Prandaj, të gjithë këta, por jo vetëm këta, edhe shumë e shumë sportistë të tjera të ri të Prishtinës, në rrugëtimin e tyre për të prekur majat e sportit do të më kenë krahë në çdo moment. Urime dhe shumë suksese, kampiona. PRISHTINA, qytet i SPORTIT. /Telegrafi/