Please enter at least 3 characters.

Komuna e Pejës nis renovimin e QMF-së “Fidanishte”

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës ka njoftuar se, përmes shërbimeve teknike komunale, ka filluar renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) “Fidanishte”, përfshirë edhe aneksin e objektit që gjatë pandemisë ka shërbyer si qendër për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Sipas njoftimit, punimet synojnë përmirësimin e kushteve të punës për personelin shëndetësor dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

“Komuna e Pejës, përmes shërbimeve teknike të saj ka filluar renovimin e QMF-së ‘Fidanishte’, duke përfshirë edhe aneksin e objektit që gjatë pandemisë ka shërbyer si qendër për trajtimin e pacientëve me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Drejtoria ka bërë të ditur se pas përfundimit të punimeve, QMF “Fidanishte” pritet të ofrojë shërbime shëndetësore me orar të zgjatur, nga ora 19:00 deri në 00:00, me qëllim rritjen e qasjes së qytetarëve në kujdes shëndetësor.

“Pas përfundimit të punimeve, QMF ‘Fidanishte’ do të ofrojë shërbime shëndetësore me orar të zgjatur, nga ora 19:00 deri në 00:00”, thuhet më tej. /Telegrafi/