Please enter at least 3 characters.

Komuna e Këçovës do të ndërtoj dy objekte sociale për komunitetin rom

2016/06/Kërçova.jpg

Me mjete të IPA programit të destinuara për komunitetin rom në Maqedoni, Komuna e Kërçovës planifikon që të ndërtoj dy ndërtesa sociale, ku do të mund të strehoheshin një numër i madh i tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Emin Mamudovski, kryetar i Shoqatës për zhvillimin dhe integrimin e të rinjve rom ''Prerodba'', bën të ditur se ky projekt del nga plani aksional për përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të romëve në komunën e Kërçovës.

Sipas tij, shumë familje rome jetojnë në kushte mjaft të këqia në të ashtuquajturën Lagjja e egër rome dhe në lagjen Meksiko./Telegrafi/