Kompletohen tetë skuadrat çerekfinaliste në Ligën e Evropës - kur hidhet shorti dhe çfarë tjetër na pret
Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Evropës për sezonin 2021/22 do të mbahet nesër.
Kjo ngjarje do të zhvillohen nesër nga ora 13:30 më 18 mars në shtëpinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.
Tetë skuadrat që kanë kaluar tutjeNë short do të jenë tetë skuadrat që kaluan tutje në çerekfinale nga ndeshjet e zhvilluara sot.
Atalanta, Barcelona, Braga, Eintracht Frankfurt, RB Leipzig, Lyon, Rangers dhe West Ham kanë siguruar kalimin tutje.
Do të ketë një short të lirë për çerekfinalet, me numrat nga 1 deri në 4 për shortin gjysmëfinal. Do të hidhet edhe shorti për të përcaktuar në finale ekipin ‘vendas’ për arsye administrative.
Nuk ka kufizime për përballjet mes skuadrave.
Ndeshjet e para çerekfinale: 7 prill
Ndeshjet e dyta çerekfinale: 14 prill
Ndeshjet e para gjysmëfinale: 28 prill
Ndeshjet e dyta gjysmëfinale: 5 maj
/Telegrafi/


