Please enter at least 3 characters.

Kompania e vajzës së Bill Gates në qendër të një skandali

Bill dhe Phoebe

Kompania teknologjike Phia, e cila zhvillon zgjidhje për blerje me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI) e bashkëthemeluar nga 23-vjeçarja Phoebe Gates, vajza më e vogël e themeluesit të Microsoft, Bill Gates, është përfshirë në një skandal.

Dyshohet se aplikacioni i saj ka përfituar në mënyrë të pajustifikuar komisione nga shitjet online përmes praktikave të ndaluara digjitale.

Sipas një hulumtimi të publikuar nga Bloomberg, zgjerimi i kompanisë Phia për shfletuesit e internetit hapte fshehurazi dritare në sfond gjatë pagesave online dhe shtonte kodet e veta për të ridrejtuar komisionet e marketingut në llogarinë e kompanisë.

Bill dhe Phoebe Gates

Kjo praktikë, e njohur në marketingun digjital si "cookie stuffing", shkel drejtpërdrejt rregullat e shumicës së platformave të shitjeve online.

Zëdhënësi i startup-it Phia deklaroi se bëhej fjalë për një gabim në kod, i cili ndërkohë është korrigjuar.

Pavarësisht këtij skandali, Phia, e cila krahason çmimet e veshjeve dhe gjen alternativa më të lira në internet, po shënon rritje të madhe.

Së fundmi, kompania ka siguruar mbi 37 milionë euro investime nga investitorë të Silicon Valley, ndërsa është vlerësuar në rreth 159 milionë euro.

Phoebe ka deklaruar se është e vendosur të ketë sukses vetëm falë meritave të saj dhe se gjatë prezantimit të projektit para investitorëve kishte zgjedhur që qëllimisht të mos përmendte mbiemrin e saj. /Telegrafi/