Please enter at least 3 characters.

Komisioni për Transfere shqyrton Projektligjin për rishikimin e Buxhetit 2020

2020/02/komisioni-per-buxhet-transfere.jpg

Komisioni për Buxhet dhe Transfere është duke e mbajtur mbledhjen në të cilën po shqyrtohet Projektligji për rishikimin e Buxhetit për vitin 2020.

Kryetari i këtij komisioni, Hekuran Murati për Telegrafin tha se, janë duke i shqyrtuar amendamentet.

"Jemi duke i shqyrtuar amendamentet", tha Murati.

Ai shtoi se nuk dihet a mund të përfundojnë sot që Projektligji të kalon ne Kuvend në lexim të dytë.

"Varet a e përfundojmë sot", tha shkurt ai.

Po ashtu, nga votimi përfundimtar i këtij Projektligji varen edhe pagesat ndaj qytetarëve nga Pakoja Emergjente Fiskale.

Ky Projektligj ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës më 13 korrik me 67 vota për dhe një abstenim. /Telegrafi/