Kombëtarja e Kosovës pasuron arkat falë triumfit historik, Qeveria Kurti dhuron 500 mijë euro
Kombëtarja e Kosovës ka fituar me rezultat 4-3 në udhëtim ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Golat për Kosovën në këtë sfidë i realizuan Veldin Hoxha, Fisnik Asllani, Florent Muslija dhe Kreshnik Hajrizi.
Tani më 31 mars, Kosova do të jetë nikoqire e Turqisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, aty ku do të vendoset se cila skuadër do të sigurojë biletën për Kupën e Botës 2026.
Pas këtij suksesi historik, kombëtarja dardane do të marrë një shpërblim të madh financiar nga Qeveria e Kosovës.
Kjo pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kohë më parë kishte premtuar 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë, ndërsa një million euro në rast kualifikimi në Botëror.
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i stërmbushur të martën, pasi që tashmë të gjitha biletat në dispozicion janë shitur./Telegrafi/


