Klienti i lë bakshish, kamerierja shpërthen në lot kur zbulon motivin (Foto)
28/04/2015
Klienti e kishte dëgjuar kamerieren, tek ankohej te kolegia se nuk e kishte parë moti djalin dhe se e kishte marrë malli për të.
“Dëgjova se çfarë thatë për djalin, andaj shfrytëzoi këto për të vizituar atë”, shkruan në faturë, ku po ashtu e falënderon atë për shërbimin, transmeton Telegrafi.
Klienti i panjohur duhej të paguante nëntë dollarë, por faturës ia shtoi edhe dyqind dollarë për kamerieren.
Kjo e fundit, e njohur vetëm si Brendi, e ka postuar fotografinë në Imgur, derisa nuk dihet ku jeton apo sa larg është nga djali saj. /Telegrafi/


