Please enter at least 3 characters.

Kjo është pasuria e anëtarëve të kabinetit të Qeverisë Kurti

2020/02/lista-balline.jpg

Kuvendi i Kosovës me 66 vota pro dhe 10 abstenime ka zgjedhur Albin Kurtin për ta udhëhequr kabinetin e ri qeveritar.

Kurti në menaxhim pritet t’i ketë dy zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendës të tyre.

Sipas përllogaritjeve të dala nga raportet e deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsion, del se kryeministri Kurti ka një pasuri të paluajtshme prej 400 mijë euro dhe 10 mijë euro para të gatshme në emër të bashkëshortes, ndërsa nuk ka të deklaruara detyrime, shkruan Telegrafi.

Vartësi i parë i tij, Avdullah Hoti në AKK ka deklaruar pasuri të paluajtshme në pronësi të përbashkët në vlerë prej 233 mijë euro, kurse para të gatshme ka mbi 2,600 euro, të cilat i ka deklaruar në emër të bashkëshortes dhe fëmijëve. Për sa i përket borxheve, Hoti thotë se ka mbi 40,700 euro detyrime ndaj personave juridik dhe fizikë.

Kurse zëvendëskryeministri i dytë i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi, në AKK ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë mbi 800 mijë euro, përfshirë këtu tri shtëpi, dy banesa të blera në shtatë vitet e fundit dhe një arë të trashëguar, përcjell Telegrafi.

Abazi ka deklaruar edhe letra me vlerë apo aksione në New York prej 140 mijë euro dhe detyrime prej 230 mijë euro.

Disa nga ministrat aktual të Qeverisë Kurti, nuk kanë ushtruar funksione publike, për të cilët mungojnë raportet e deklarimit në AKK.

Albin Kurti, kryeministërPara të gatshme: 10 mijë euro në emër të bashkëshortes
Pasuria e paluajtshme: 400 mijë euro në emër të bashkëshortes
Borxhe: Nuk ka

Avdullah Hoti, zëvendëskryeministërPara të gatshme: 2,600 euro
Pasuria e paluajtshme: 233 mijë euro
Borxhe: 40,700 euro

Haki Abazi, zëvendëskryeministër i dytëPara të gatshme: 140 mijë euro, letra me vlerë/aksione
Pasuria e paluajtshme: 800 mijë euro
Borxhe: 230 mijë euro

Glauk Konjufca, ministër i Punëve të JashtmePara të gatshme: Nuk ka
Pasuria e paluajtshme: 387 mijë euro
Borxhe: Nuk ka

Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës PublikePara të gatshme: Nuk ka
Pasuria e paluajtshme: Nuk ka vlerë të deklaruar
Borxhe: 19 mijë euro

Anton Quni, ministër i MbrojtjesPara të gatshme: 7,800 euro
Pasuria e paluajtshme: 372 mijë euro
Borxhe: Nuk ka

Albulena Haxhiu, ministre e DrejtësisëPara të gatshme: 60 euro
Pasuria e paluajtshme: 72,500 euro
Borxhe: 19 mijë euro

Besnik Bislimi, ministër i Financave dhe Transfereve Mungon raportimi në AKK

Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjik Mungon raportimi në AKK

Blerim Reka, ministër i Integrimeve Evropiane Mungon raportimi në AKK

Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe AmbientitPara të gatshme: 4,500 euro
Pasuria e paluajtshme: 440 mijë euro
Borxhe: 80 mijë euro

Arben Vitia, ministër i ShëndetësisëPara të gatshme: 4,500 euro
Pasuria e paluajtshme: 440 mijë euro
Borxhe: 80 mijë euro

Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit RuralPara të gatshme: 52,500 euro
Pasuria e paluajtshme: 73 mijë euro
Borxhe: 1,300 euro

Hykmete Bajrami, ministre e ArsimitPara të gatshme: 5,300 euro
Pasuria e paluajtshme: 387 mijë euro
Borxhe: 80 mijë euro

Emilija Redzepi, ministre e Pushtetit LokalPara të gatshme: Nuk ka
Pasuria e paluajtshme: 470 mijë euro
Borxhe: 10 mijë euro

Dalibor Jevtiq, ministër për Komunitet dhe KthimPara të gatshme: 100 mijë euro
Pasuria e paluajtshme: 432 mijë euro
Borxhe: Nuk ka

Vlora Dumoshi, ministre e KulturësPara të gatshme: 200 euro
Pasuria e paluajtshme: 50 mijë euro
Borxhe: 10 mijë euro

Ivan Milojeviq, ministër i Zhvillimit Rajonal Mungon raportimi në AKK. /Telegrafi/