Please enter at least 3 characters.

Kina ndryshon Kushtetutën, Xi Jinping qëndron në pushtet sa të ketë dëshirë

2018/02/xi-personality.jpg
431:"Chinese President Xi Jinping stands by national flags at the Schloss Bellevue presidential residency in Berlin on March 28, 2014. Chinese President Xi Jinping begins a landmark visit to fellow export powerhouse Germany Friday, the third leg of his European tour, expected to cement flourishing trade ties and focus on the Crimea crisis. AFP PHOTO / JOHANNES EISELE (Photo credit should read JOHANNES EISELE/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Partia Komuniste Qeverisëse e Kinës ka propozuar heqjen e kufizimit në Kushtetutë e cila kufizon shërbimin në Presidencë për dy mandate pesëvjeçare.

Ky veprim lejon Presidentin aktual Xi Jinping, të mbetet udhëheqës aq kohë sa ai dëshiron të jetë, shkruan Telegrafi.

Ka pasur spekulime se Xi Jinping do të kërkonte ta zgjaste presidencën e tij përtej vitit 2023.

Dhe tashmë me anë të kësaj lëvizjeje duket se mandate i tij do të zgjasë përtej vitit të përcaktuar më parë.

Propozimi do të shkojë para ligjvënësve në sesionin vjetor të plotë të Kongresit Popullor Kombëtar i cili fillon më 5 mars.

Xi ka qenë President që nga viti 2013 dhe sipas sistemit aktual atij do t'i skadonte mandati në vitin 2023.

Tradita e kufizimit të presidencave në 10 vjet erdhi në vitet e '90-ta, kur udhëheqësi veteran Deng Xiaoping kërkoi të shmangte një përsëritje të kaosit që kishte shënuar epokën e Mao-s.

Dy paraardhësit e Xi-së e kanë ndjekur modelin e rregullt të trashëgimisë, por që kur ai erdhi në pushtet në vitin 2013, ai i ka shkruar rregullat sipas tij. /Telegrafi