Kështu këndonte Enca kur ishte 15 vjeçe (Video/Foto)
Enca Haxhia ka kujtuar fillet e karrierës së saj duke na sjellë një video, në të cilën shfaqet duke kënduar në moshën 15 vjeçare.
“Këtu jam 15 vjeçe. Kam qenë vajza e parë shqiptare që kam bërë ‘covera’ në YouTube. Gjithçka kam bërë vet, kaloja orë të tëra duke i xhiruar videot, duke i rregulluar dhe duke u përpjekur që t’i shpërndaj gjithkund, në mënyrë që sa më shumë njerëz të më dëgjonin”.
“Fillova të këndoj në skenë/koncerte kur isha nëntë vjeçe dhe vazhdova të merrja pjesë në spektakle për talentë dhe në orë këndimi dhe mësime të pianos për një kohë të gjatë”.
“Duke i shikuar videot e mia të vjetra, e kam kuptuar se sa jam përmirësuar dhe rritur, dhe e di se mund të bëj shumë më mirë tash, prandaj me lehtësi mund t’i largoj të gjitha videot e mia të vjetra nga interneti. Mirëpo, kam vendosur të mos e bëj, sepse dua t’i frymëzoj talentët e rinj, vajza dhe djem, që kanë një ëndërr”, ka shkruar Enca në përshkrimin e videos.
Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë ajo ka publikuar edhe një fotografi të re, në të cilën shfaqet shumë e zjarrtë. /Telegrafi/


