Please enter at least 3 characters.

Këshilltari i bën thirrje Trumpit: SHBA duhet të tërhiqet nga Irani

Një këshilltar i afërt i presidentit amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të gjejnë një mënyrë për t’u tërhequr nga konflikti i tyre me Iranin.

David Sacks, i cili ka shërbyer si drejtues për inteligjencën artificiale dhe kriptovalutat nën administratën e Trumpit, foli për këtë çështje gjatë “podcast” All‑In.

Ai tha se “kjo është një kohë e mirë për të shpallur fitoren dhe për t’u larguar”, duke sugjeruar se një përfundim i konfliktit do të ishte në përputhje me interesat e tregjeve financiare, shkruan reuters.

Sacks theksoi se tregjet do të reagojnë pozitivisht ndaj një sinjali që tregon fundin e tensioneve, duke e konsideruar këtë hap si një mundësi për stabilitet ekonomik dhe politik.

Sipas tij, një tërheqje strategjike në këtë moment do të shërbente si një fitore simbolike dhe një mesazh i qartë se SHBA mund të menaxhojë konfliktet ndërkombëtare pa humbje të mëdha.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar edhe sot me sulme ndaj Iranit. /Telegrafi/