Katër gra u zgjodhën kryetare komunash në zgjedhjet lokale të vitit 2025 në RMV
Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, katër gra arritën të fitonin besimin e qytetarëve dhe të zgjidheshin kryetare komunash në komunat e tyre, një në raundin e parë dhe tre në të dytin.
Në raundin e parë, e vetmja kryetare komune e zgjedhur ishte Beti Stamenkoska Trajkoska nga OBRM-PDUKM, e cila do të udhëheqë komunën e Kisella Vodës.
Në raundin e dytë, Sonja Stamenkova fitoi një mandat të dytë në Komunën e Makedonska Kamenicës, e mbështetur nga Koalicioni "Zgjedhjet Lokale 2025 - LSDM".
Kandidatët e Koalicionit "Maqedonia Juaj - OBRM-PDUKM" Marija Naceva në Komunën e Negotinës dhe Natalija Dimitrieva në Komunën e Demir Kapisë fituan gjithashtu mandate për kryetar komune në raundin e dytë.
Në këto zgjedhje kishte gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune, nga të cilët vetëm 32 ishin gra (10.35%)./Telegrafi/


