Please enter at least 3 characters.

Kaos në koncertin e Beyonce dhe Jay-Z, një fans i dehur ngjitet në skenë dhe vrapon pas çiftit

2018/08/BeyonceJayZ-e1535363647534.jpg
350:"CLEVELAND, OH - NOVEMBER 04: (L-R) Beyonce and and Jay Z perform on stage during a Get Out The Vote concert in support of Hillary Clinton at Wolstein Center on November 4, 2016 in Cleveland, Ohio. With less than a week to go until election day, Hillary Clinton is campaigning in Pennsylvania, Ohio and Michigan. (Photo by Duane Prokop/Getty Images)
12:"Getty Images

Një fans i dehur ka shkaktuar kaos në një koncert të Beyonce Knowles dhe Jay-Z në Atlanta, pasi është ngjitur në skenë dhe ka vrapuar në drejtim të çiftit të famshëm.

Dy këngëtarët kanë mbajtur një koncert në Mercedes-Benz Stadium, në kuadër të turneut të tyre 'On the Run II'.

Ndërsa, siç transmeton foxnews.com, në momentin e ngjitjes së fansit në skenë, ata janë larguar, ndërsa në skenë është bërë një kaos i vërtetë.

Në rrjetet sociale janë publikuar disa video, ku shihen valltarët fillimisht të habitur dhe pastaj duke vrapuar pas fansit.

Valltarët kanë arritur ta pengojnë atë për të mos iu afruar çiftit të popullarizuar të muzikës.

https://twitter.com/BeyLegion/status/1033570207665741824

Ekipi organizues i koncertit ka publikuar një komunikatë ku thuhet se "një mashkull i dehur ishte ngjitur në skenë".

"Ju njoftojmë se askush nuk është lënduar gjatë incidentit, ndërsa znj. dhe z. Carter (Beyonce dhe Jay-Z) nuk do të ngrenë padi ndaj personit", thuhet mes tjerash në komunikatën e stafit organizues të turneut. /Telegrafi/