Please enter at least 3 characters.

Kaltrina: Dritoni është i veçantë

2016/01/f.0714110816946_m.jpg

“Përderisa është me mua, mendoj që është më i veçanti nga meshkujt e tjerë. Vlerësoj shumë gjëra tek ai, ndër të tjera respektin dhe kujdesin që ka ndaj meje”, ka thënë Kaltrina.

I fejuari i Kaltrinës jeton dhe vepron në Londër ku menaxhon një restorant dhe është kontabilist i diplomuar. Ajo ka treguar se përveç kujdesit që kanë për njëri tjetrin, çifti ka edhe grindje edhe pse ato janë shumë të rralla.

“Zënkat tona janë të rralla, por edhe kur zihemi gjithmonë bëhet fjalë për imtësia”, ka thënë këngëtarja.

Kaltrina ka rrëfyer se pavarësisht angazhimit të saj në karrierë ajo i jep shumë hapësirë edhe jetës private.

“Dihet që ne artistët kemi më pak kohë për jetë private, mirëpo unë maksimalisht i jap rëndësi dhe i lë vetes hapësirë për ta shijuar” , ka pohuar ajo.

Klikoni këtu për ta lexuar intervistën e plotë të këngëtares. /Telegrafi/