Kadare mysafir i Pacollit
08/04/2017
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka pritur dje në shtëpinë e tij shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka thënë se Kadare është një figurë që bashkon kombin dhe që e lartëson imazhin e shqiptarit në botë.
Postimi i plotë i Pacollit:"Mysafirë të DASHUR në shtëpinë time..Dje në shtëpi kisha një mysafir të rrallë, një figurë që bashkon kombin, që e lartëson imazhin e shqiptarit në botë me talentin dhe gjeninë e tij, ISMAIL KADARE me zonjën e tij HELENA.Biseduam për Kombin dhe probleme të tjera.Shumë i nderuar që isha mikpritës i shkrimtarit të madh dhe mbrojtësit të spikatur të Kosovës në botë!" (sic.), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/


