Juventusi rikthehet për yllin e Barcelonës
Juventusi po përgatitet të rishikojë situatën e Ronald Araujos duke bërë një ofertë për lojtarin, sipas Diario Sport.
Klubi italian po planifikon të bëjë një ofertë prej 25-30 milionë eurosh për mbrojtësin uruguaian.
Trajneri i ri i Juventusit, Igor Tudor, është adhurues Araujos, pasi e sheh atë si një lojtar që mund ta ngrejë mbrojtjen e tij në nivele të reja.
Araujo nënshkroi një kontratë të re me Barcën në janar, por vazhdon të jetë një zëvendësues nën drejtimin e Hansi Flick, pasi Pau Cubarsi dhe Inigo Martinez janë të preferuarit.
Mbrojtësi 26-vjeçar ka treguar përkushtimin e tij ndaj Barcelonës dhe ndoshta do të donte të qëndronte, por Barca mund të ketë nevojë për para dhe hapësirë për paga për të regjistruar lojtarë si Nico Williams. /Telegrafi/


