Please enter at least 3 characters.

Justin dhe Hailey Bieber postojnë fotografi të portretit familjar

2024/11/Snapinsta.app_465186038_18488277460037292_3413864218854485693_n_1080-e1730536351497.jpg

Justin dhe Hailey Bieber kanë ndarë një fotografi të portretit familjar, në faqen e tyre në Instagram.

Është fotografia e tyre e parë si një familje, prej kur erdhi në jetë djali i tyre, Jack Blues.

Për më tepër, ata ishin veshur si personazhet e serialit të animuar Kim Possible për festën e Halloween-it.

Foto: Hailey Bieber / Instagram

Hailey ishte veshur si personazhi kryesor [Kim Possible], Justin ishte veshur si personazhi Ron, dhe djali i tyre si personazhi Rufus.

Ata kishin bërë një transformim të paparë për këtë Halloween.

Foto: Hailey dhe Justin Bieber / Instagram

Justin e mbante në dorë djalin e tyre, derisa Hailey pozonte pranë tyre në portretin familjar.

Çifti u bënë prindër për herë të parë në muajin gusht, duke mirëpritur djalin e tyre Jack. /Telegrafi/